PASO

Koordinator i Marrëdhënieve me Partnerët Socialë (PASO) është një specialist i stafit mësimdhënës të shkollës që ngarkohet me sigurimin dhe forcimin e bashkëpunimit të shkollës me bizneset, partnerët socialë e potencialë të rajonit për të realizuar jo vetëm praktikat profesionale pranë këtyre njësive, por edhe aktivitete të tjera në dobi të shkollës dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve me këta partnerë.

Ai bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e shkollës edhe për të vendosur për krijimin e lidhjeve të reja me partnerët socialë të identifikuar etj.

Pozicioni i PASO, është realizuar në kuadër të projektit "AL BIZ" (Albanian Business Schools) - Reforma e Arsimit të Mesëm Ekonomik në Shqipëri 2009-2013), me marrëveshjen e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe KukturKontakt Austria. www.k-education.at