Firma Ushtrimore
Firmat Ushtrimore (FU) janë modele të një ndërmarrjeje reale që mundësojnë simulimin e procedurave ekonomike reale në ndihmë të formimin praktik e profesional të nxënësve në procesin e të nxënit.
Të mësuarit në FU është një plotësues për mësimin teorik duke mundësuar praktikën në ndërmarrje duke e “sjellë ndërmarrjen në shkollë“.
Në një FU gjenden tërë sektorët e një ndërmarrjeje ku nxënësit kryejnë detyrat e një punonjësi dhe mësojnë tërë funksionet e një ndërmarrjeje.
FU janë mjedise dhe njëkohësisht metoda të nxëni, ku shkollohen tregtarët e ardhshëm, vend në të cilin njohuritë profesionale zgjerohen dhe thellohen bazuar në praktikë.
FU mund të funksionojnë si ndërmarrje tregtare, transporti, prodhimi, shërbimesh, etj., duke shkëmbyer ndërmjet tyre tërë dokumentacionin e nevojshëm të marrëdhënieve tregtare ndërmjet firmave reale. Ato marrin kërkesa, porosi dhe poste nga ndërmarrje të tjera (virtuale), pra bashkëpunojnë në një treg të firmave ushtrimore.
Gjithashtu mallrat dhe shërbimet e blera paguhen, gjë që do të thotë që cikli tregtar dhe ai i qarkullimit të pagesave trajtohen në mënyrë të plotë. Megjithëse mallrat dhe shërbimet nuk ekzistojnë fizikisht, procedurat tregtare që lidhen me tregtimin dhe pagesën e tyre nuk dallojnë nga ato realet duke e bërë të mësuarin e nxënësve më të suksesshëm.
Në mënyrë që të lehtësohet i mësuari i tërë veprimeve që lidhen me qarkullimin e pagesave etj., në dispozicion të FU qëndron një sistem bankar. FU nuk kanë vetëm shkollave (publike dhe jopublike) teknike ekonomike, por edhe atyre të Hoteleri Turizmit, profesionale dhe Agrobiznesit.
FU zhvillojnë veprimtarinë edhe në një treg ndërkombëtar gjë e cila mundëson zbatimin e një sërë marrëdhëniesh sasiore dhe cilësore të paplanifikuara me partnerë të huaj.
Nder aktivitetet më te rendesishem jane edhe organizimi dhe pjesemarrja ne panairet e FU. Krijimi i sa me shumë mundësi për të pasur kontakte të drejtpërdrejta të nxënësve, për të zhvilluar aftësitë e tyre komunikuese, krijimi i më shumë mundësive për FU për të shitur dhe shtuar xhiron e tyre, njohja e FU të reja me tregun e FU, njohja dhe ndërgjegjësimi edhe i mjedisit ekonomik me ekzistencën e FU dhe shkollimin të nxënësve në to si një formë e re e zhvillimit të praktikave profesionale në shkolle, shkëmbimit të eksperiencave duke krijuar kushte për integrimin sa më të mirë të tyre është qëllimi i organizimit të ketyre panaireve.
FU shqiptare punojnë në një rrjet, i cili drejtohet nga Qendra e Firmave Ushtrimore, (ALCT) http://www.alct-edu.com/ e cila ka si qëllim koordinimin e veprimtarisë, lehtësimin e kontakteve ndërmjet FU si dhe te qarkullimit te pagesave.