Licensimi i subjekteve Jo Publike që ofrojnë kurse të formimit profesional

 

Në zbatim të akteve ligjore, të gjitha subjektet private fizike, juridike apo OJF të interesuara për t'u pajisur me licencë për ofrimin e Kurseve të formimit profesional, duhet të aplikojnë pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Licensimeve (QKL).

Dokumentat që duhen paraqitur:

1. Akti i regjistrimit të subjektit, që vërteton ekzistencën e subjektit tregtar në Regjistrin Tregtar.
2. Në rastin e OJF kërkohet:

  • Çertifikatë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
  • Vendimet e gjykatës;  
  • Ekstrakti historik i lëshuar nga gjykata;
  • Akti i themelimit të shoqërisë;
  • Statuti i shoqërisë.

3. Dokumenti i identifikimit, (Pasaportë ose Kartë Identiteti) i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit.
4. Kur personit që paraqet kërkesën nuk është titullari i subjektit, kerkohet Autorizim që vërteton se personi është i autorizuar në emër të subjektit për të kërkuar licensën dhe për të bërë deklarimet e kërkuara.
5. Dokumentet e pronësise dhe/ose përdorimit të mjediseve përkatës. (Çertifikatë Pronësie, Vertetim hipotekor apo Leje Legalizimi dhe/ose Kontratë qeraje. Kontratat e qerave për ambientin duhe të kenë në përmbajtje të tyre qëllimin e përdorimit të ambientit për formim profesional, hapësirën e përcaktuar për këtë qëllim).
6. Planimetria e mjediseve e sigluar dhe e vulosur nga arkitekt/inxhinier i licensuar. Ajo duhet të jetë në përputhje me mjedisin.
7. Diplomë ose Çertifikatë për profesionin që do të ofrojë Drejtuesi Teknik. Nivel arsimor të paktën të mesëm si dhe eksperiencë pune minimalisht 5 vjet, në profesionin për të cilin ofrohet trajnimi.

I gjithë dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar.

 

Detyrat dhe të drejtat e SHËRBIMI KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

1. Shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga subjekti, i cili përfshin dokumentet provuese sipas Aneksit 1, Fusha X, Kategoria X.2.B bashkëngjitur vendimit nr.538, datë 26.5.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregulla të tjera nënligjore të përbashkëta" të Këshillit të Ministrave, dhe dokumentet provuese që lidhen me drejtuesin teknik, sipas përcaktimit të germës "a", pika 4, kreu III, të këtij vendimi;

2. Bën inspektimin në vend të te subjektit, qe konsiston në plotësimin e standarteve lidhur me:

  • Përshtatshmërinë e mjedisit. 
    • Sipërfaqja minimale për çdo post pune/kursant të jetë (3-5) m2 (në funksion të kursit). Të ekzistojë baza materiale e nevojshme dhe kushtet higjenosanitare të përshtatshme.
  • Aftësitë teknike të stafit mesimor. 
    • Instruktoret të ketë Diplomë ose Certifikatë për profesionin që do të ofrojë. 
    • Nivel arsimor të paktën të mesëm
    • Eksperiencë pune minimalisht 5 vjet, në profesionin për të cilin ofrohet trajnimi. 
  • Përshtatshmërinë e programit të trajnimit. 
    • Programi i Kursit profesional ,të jetë i detajuar në orë, me module të veçanta ku përcaktohet qartë raporti Teori/Praktikë.

3. Në funksion të gjetjeve, i propozon zyrtarisht Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për miratimin (ose refuzimin) e kërkesës së subjektit për licensim.
4. Monitoron proçesin e aktivitetit formues profesional  nga subjekti i licensuar.

 

Detyrat dhe të drejtat e Subjektit të licensuar

1. Për çdo kursant të plotësojë këtë dokumentacion:

  • Regjistër Amze;
  • Regjistër mësimor;
  • Mandate arkëtimi për pagesën e kursit;
  • Pas përfundimit të kursit, të pajise kursantit me Certifikatën përkatëse .

2. Çertifikata duhet të përmbajë detyrimisht këto elemente:

  • Emri i subjektit sipas emërtimit në licensën e QKL-së;
  • Numri i licensës dhe data e licensimit;
  • Emërtimi (Çertifikatë);
  • Nr. Amze (referuar regjistrit të amzës);
  • Foto e kursantit e prekur nga vula e subjektit;
  • Të dhënat dhe vleresime te tjera te shënuara në regjistrin e amzës;

3. Në çdo 3 muaj, duhet të raportojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sherbimit Kombëtar të Punësimit, me informacion mbi kurset e ofruara dhe kursantët pjesmarrës sipas Formularit nr.1 dhe Formularit nr.2.

 

LIGJE, VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE



URDHËRA DHE UDHËZIME