NJOHURI PËR SISTEMIN E ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL SHQIPTAR

Sistemi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) është tërësia e institucioneve të AFP që ofrojnë kualifikime dhe aftësi profesionale dhe institucionet e tjera që sigurojnë cilësinë dhe mbarëvajtjen e sistemit.

Qëllimi i ofruesve të AFP është përgatitja dhe aftësimi i të rinjve por edhe të individëve të tjerë të pa punë etj., me aftësi e kualifikime profesionale.

 

Ofruesit kryesorë të AFP janë:

  • Shkollat Profesionale
  • Qendrat të Formimit Profesional
  • Qendra shumë funksionale (arsimin dhe kurse) profesionale.

 

Kualifikimet profesionale janë afat gjatë dhe ofrohen nga shkollat profesionale ndërsa ato afat shkurtër nëpërmjet kurseve në qendrat e formim profesional.

Shkollat profesionale si institucione të Arsimit parauniversitar, krahas edukimin dhe arsimit të përgjithshëm të të rinjve i pajisin ato me kompetenca teorike dhe praktike profesionale.

Në dallim nga gjimnazi Arsimi Profesional (AP) vijon mbas Arsimit bazë, por zgjat (2, 3 dhe 4) vjet, në funksion të nivelit të kualifikimit. Në përfundim të tij, nxënësi përfton kompetenca profesionale të specialistit të aftë për punë, por edhe mund të vazhdojë arsimimin e lartë.

 

Pas ‘2013, reformë e thellë e sistemit të AFP, për “Riorientim tërësor i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut dhe kthim i shtetit në financuesin e mbështetësin kryesor të aftësimit profesional”, që nisi me administrimin nën një institucion të politikave të zhvillimit dhe të menaxhimit të sistemit të AFP, nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Administrimin i ofruesve të AFP nën një institucion jo vetëm do të optimizojë burimet financiare, njerëzore, infrastrukturën dhe shërbimin, por do ti kthejë ato në komplementarë me njëri tjetrin dhe më cilësore duke ndihmuar më fuqimisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Shumë shërbime të AFP, mund të alternohet ndërmjet ofruesve, për të shfrytëzuar resurset e burimeve njerëzore apo të infrastrukturave, duke i kthyer ofruesit e AFP në institucione me fleksibilitet të lartë, që reagojnë dhe harmonizohet shpejt ndaj kërkesave të tregut të punës.

I gjithë vizioni dhe strategjia, konsistojnë në garantimin e Cilësisë së kualifikimeve profesionale të ofruara nga ofruesit e AFP, në përputhje më kërkesat e tregut vendës të punës dhe më gjerë, në përputhje me (ISCED), me (KSHK) dhe me (KEK);

Sistemet e kurrikulave të shkollave dhe programeve të kurseve do të jenë të ndërlidhura me njëra tjetër, pasi në vetvete kurrikulat e AP janë Modulare, kësisoj shumë kualifikime të ofruara nga QF mund të konsiderohen si pjesë derivate e atyre të AP.

Gradualisht shkollat më cilësore dhe resurse do të transformohen në Qendra shumë funksionale që do të ofrojnë jo vetëm studimeve pas të mesme por edhe kurse trajnimi për stafet pedagogjike etj. 

 

Mbështetur në ligjin e ri Nr. 69/2012, “Për sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”[1]. struktura e Arsimit të Mesëm të Lartë përbëhet nga:

  • GJIMNAZI
  • SHKOLLA TË MESME TË ORIENTUARA
    • Artistike
    • Sportive
    • Të gjuhëve të huaja
  • SHKOLLA TË MESME PROFESIONALE
    • Me 1 Nivel (bllok)
    • Me 2 Nivele (2 + 2)
    • Me 3 Nivele (2 + 1 +1)

STRUKTURA DHE VEÇORITË E KUALIFIKIMEVE NË ARSIMIN PROFESIONAL

 

Arsimin profesional zhvillohet në përputhje me Klasifikimin ndërkombëtar standard të Arsimit (ISCED), me Kornizën shqiptare të kualifikimeve dhe me Kornizën europiane të kualifikimeve me një strukturë fleksibile dhe që u lejon nxënësve të zgjedhin aksesin e daljes në tregun e punës

Emërtesat e kualifikimeve që ofrohen nga shkollat profesionale bëhet në bazë të DREJTIME (44) dhe PROFILE (110).

Në shkollat e AP, kurrikulat ndjekin parimin e “specializimit gradual”, pra me kalimin e viteve të studimit zvogëlohet raporti i lëndëve të arsimit të përgjithshëm ndaj atyre profesionale, por kjo nuk është shfrytëzuar siç duhet nga stafet mësimore, për të formuar aftësi profesionale sa më afër praktikës.

 

Nxënësit e shkollave të Arsimit Profesional arsimohen dhe pajisen me Kompetenca të përgjithshme dhe Kompetenca profesionale.

1. ARSIMIM PROFESIONAL BAZË - Niveli I-rë (ISCED 3C, Hyrje në punësim), i orientuar sipas Drejtimeve të gjera profesionale, me kohëzgjatje 2 vite, ekuivalent me Nivelin II në KSHK[2] dhe KEK[3].

Ofron Certifikatë të përgatitjes bazë profesionale (punonjës gjysmë i kualifikuar /ndihmës) dhe lejon kalimin në Nivelin II të AP ose në tregun e punës.

Skeletkurrikulat përmbajnë 40% Lëndë të kulturës së përgjithshme, 30% Lëndë të teorisë profesionale (Module të praktikës profesionale) si dhe 30% Module praktike me zgjedhje.

2. ARSIMIM PROFESIONAL - NIVELI II-të (ISCED 3C), i orientuar sipas disa profileve profesionale, me kohëzgjatje 1 vit, ekuivalent me Nivelin III në KSHK dhe KEK.

Ofron Certifikatë të përgatitjes profesionale të punonjësit të kualifikuar dhe lejon kalimin në Nivelin III të AP ose në tregun e punës.

Skeletkurrikulat përmbajnë 30% Lëndë të kulturës së përgjithshme, 20% Lëndë të teorisë profesionale (Module të praktikës profesionale) si dhe 50% Module praktike me zgjedhje.

3. ARSIMIM TEKNIK (MENAXHERIAL) - NIVELI III-të (ISCED 3A), i orientuar sipas Drejtimeve profesionale, me kohëzgjatje 1 vit dhe është ekuivalent me Nivelin IV në KSHK dhe KEK.

Në përfundim të këtij niveli shkollimi nxënësit i nënshtrohen provimit të Maturës shtetërore profesionale dhe Provimit të praktikës profesionale të integruar.

Ofron Certifikatë të teknikut (ose menaxherit) në Drejtimin përkatës, si dhe Diplomën e maturës shtetërore profesionale.

Lejon kalimin në tregun e punës, në arsimin e lartë universitar ose në arsimin pas të mesëm.

4. Arsimim teknik (ose menaxherial) - Niveli III -të (ISCED 3A), si bllok i veçantë i orientuar sipas Drejtimeve profesionale të posaçme është me kohëzgjatje 4 vjeçare, pas përfundimit të arsimit të detyruar dhe ekuivalent me Nivelin IV në KSHK dhe KEK.

Në përfundim të këtij niveli shkollimi profesional, nxënësit i nënshtrohen provimit të Maturës shtetërore profesionale dhe Provimit të praktikës profesionale të integruar.

Ofron Certifikatën e teknikut (ose menaxherit) në profesionin përkatës si dhe Diplomën e maturës shtetërore profesionale. Lejon kalimin në tregun e punës, në arsimin e lartë universitar ose në arsimin pas të mesëm.

5. ARSIMIM PROFESIONAL PAS TË MESËM- NIVELI IV-të (ISCED 4B), si bllok i veçantë i orientuar sipas specialiteteve profesionale të posaçme. Është me kohëzgjatje (1-2) vjeçare, pas përfundimit të arsimit të mesëm (të përgjithshëm ose profesional). Është ekuivalent me Nivelin V në KSHK dhe KEK.

Ofron Certifikatë të kualifikimit profesional në profesionin përkatës dhe mundëson kalimin në tregun e punës.

 

KURSET PROFESIONALE

Kualifikimi profesional afatshkurtër ofrohet nëpërmjet kurseve (disa mujorë) që zhvillohen nga Qendrat e Formimit profesional në vend, par shumëllojshmëri individësh.

Shteti shqiptar ndjek politika favorizuese për përftuesit e kurseve, në shumicën e rasteve ato janë me pagesa simbolike për individët ndërsa ofrohen pa pagesë për punëkërkuesit të pa punë të regjistruar në zyrat e punës.

Në Qendrat e formimit profesionale ofrohen kurse në nivel kombëtar (programi i tyre hartohet nga AKAFPK dhe miratohet nga MMSR) dhe kurse në nivel qendre, për nevoja të kualifikimeve profesionale afatshkurtër për nevojat e bizneseve lokale etj.

 


[1] Ky ligj është përafruar plotësisht me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian (2000/C 364/01), datë 18 dhjetor 2000. Numri CELEX 32000X1218 (01), Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europia, Seria C, Nr. 364, datë 18.12.2000, faqe 1-22.

[2] KSHK - Korniza Shqiptare e Kualifikimeve

[3] KEK - Korniza Europiane e Kualifikimeve