ÇFARË INFORMACIONI MUND TË GJENI NË VET PORTAL?

Sistemi i AFP, tashmë ka një portal të veçantë, një risi që fillimisht mund të konsiderohej utopike, por që hap pas hapi, me punë, përkushtim e këmbëngulje u arrit të realizohej me sukses.

Për herë të parë institucionet e arsimit parauniversitar shqiptar, kanë një sistem unik On-line, ku regjistrohen, grumbullohen dhe përpunohen të dhëna statistikore nga të gjitha shkollat profesionale.

VET Portali përfaqëson një platformë të zgjeruar informatike, ku publikohen materiale e të dhëna të shumta informuese jo vetëm për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe të DAR/ZA-ve, dhe strukturat menaxhuese dhe vendimmarrëse në MASH, por edhe për bizneset private etj.

Kryesisht informacioni në VET Portal është i strukturuar në 3 MODULE.

  • MENYTË dhe RUBRIKAT, ofrojnë informacion të përgjithshëm dhe të detajuar për:
    • Sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional;
    • Oferta arsimore (Kualifikimet dhe Kompetencat profesionale, Drejtime dhe Profilet, etj.);
    • Dokumentacionin shkollor (Skelet kurrikula, Programe, Tekste dhe Materiale mësimore;
    • Legjislacionin;
    • Projektet dhe Institucionet që ushtojnë aktivitet në sistemin e Arsimit Profesional;
    • Shkollat e Arsimit Profesional;
    • Qendrat e Formimit Profesional;
    • Orientimin në karrierë;
    • Evente dhe Njoftime të rëndësishme.
  • Sistemi i Menaxhimit të Informacionit të AP (SIM), përmban të dhëna statistikore dhe gjeneron raporte të integruara mbi:
    • Nxënës - sipas Shkollave;
    • Nxënës - Drejtime Profile;
    • Nxënës - sipas Viteve;
    • Lista e shkollave sipas Programit;
    • Mësues - Program Lëndë;
    • Mësues – Program Grup moshë;
    • Shkolla – Biznese Donator Projekte;
    • Nota mesatare- Drejtim Profil;
    • Etj.

(Përdoret vetëm nga përdorues të klasifikuar)

  • WEB page i Shkollave, publikon (sipas një strukture të njëjtë), të dhëna të hollësishme informuese dhe promovuese si:
    • Historiku i shkollës;
    • Stafi Mësimor;
    • Infrastruktura;
    • Drejtimet dhe Profilet;
    • Oferta të tjera mësimore;
    • Orari i mësimit;
    • Aktivitete kroskurrikulare;
    • Statistika;
    • Etj.

(Përditësimi i tyre realizohet individualisht nga secila shkollë)

Në të gjitha nivelet, VET Portal, shoqërohet edhe me një informacion të larmishëm grafik, foto etj.