FINANCIMI I SHKOLLAVE PROFESIONALE

Në dallim me shkollat e tjera të Arsimit parauniversitar, për realizimin e veprimtarive prodhuese dhe të shërbimeve, shkollat publike të Arsimit Profesional veprojnë si njësi ekonomike, duke kontraktuar me persona fizikë dhe juridikë shtetërorë e privatë.

Krahas shërbimit të arsimimit në këto shkolla kryhen edhe kurse formimi profesional, si shërbime për llogari të të tretëve. Në këto raste përdorimi i të ardhurave të përftuara nga këto veprimtari bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore.

Në Arsimin Profesional funksionojnë dy sisteme shkollash:

  • Shkolla të nivelit (me status) kombëtar;
  • Shkolla të nivelit lokal.

Shkollat kombëtare janë në varësi të drejtpërdrejtë financimi nga MASH dhe menaxhohen nga vetë strukturat administrative të shkollës, ndërsa burimet financiare të shkollave të nivelit lokal, menaxhohen nga DAR/ZA përkatës, sipas vendodhjes territoriale.

 



[1] Mbështetur në Ligjin Nr. 69/2012, “Për sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj është përafruar plotësisht me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian (2000/C 364/01), datë 18 dhjetor 2000. Numri CELEX 32000X1218 (01), Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europia, Seria C, Nr. 364, datë 18.12.2000, faqe 1-22.

Urdhri nr. 490, datë 27.12.2005 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për dhënien e statusit shkolla Kombëtare”